Traore: Unë jam larguar nga shtëpia për shtatë vjet

Futboll

Traore: Unë jam larguar nga shtëpia për shtatë vjet

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 19:46
Traore: Unë jam larguar nga shtëpia për shtatë vjet

Tashmë Adama Traore është zyrtarisht si lojtar i Barcelonës, i cili do të mbajë mbi supe fanellën me numrin 11.

Lojtari spanjoll ka treguar se është shumë krenar që kthehet në një shtëpi që e njeh mirë, ndërsa falënderon presidentin e katalanasve që mëri të mundur rikthimin e tij në “Camp Nou”.

“Së pari dua të falënderoj presidentin, sepse ai bëri gjithçka për ta bërë këtë. Unë jam larguar nga shtëpia për shtatë vjet dhe jam shumë i lumtur që jam kthyer. Do të bëj gjithçka që është e mundur për t’i bërë tifozët të lumtur.

Unë jam më me përvojë pasi kam luajtur në një ligë tjetër, e cila është më fizike dhe ku kam mësuar shumë. Jam i lumtur që do të punoj sërish me Laportën dhe Xavin, uroj që Barça të ketë sukses”, ka deklaruar Adama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat