Ndeshja e parë e sulmuesit të Kosovës në Spanjë, kjo është nota

Futboll

Ndeshja e parë e sulmuesit të Kosovës në Spanjë, kjo është nota

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 23:12
Ndeshja e parë e sulmuesit të Kosovës në Spanjë, kjo është nota

Vedat Muriqi luan tërë ndeshjen, megjithatë ekipi i tij, Mallorca është eliminuar nga Kupa e Mbretit.

Megjithatë, debutimi i Muriqit lë shije të hidhur pasi Mallorca u mposht 1:0 nga Rayo Vallecano duke u eliminuar kështu nga Kupa e Mbretit.

Ndonëse nuk arriti gol, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës u vlerësua me notën më të lartë nga të gjithë.

Nga Sofascore, ai mori notën 7.3, të barabartë me futbollistin shqiptar që luajti për Rayo Vallecanon, Ivan Balliu.

Vedat Muriqi pati një mundësi të mire shënimi në minutën e 80-të të ndeshjes, por goditja e tij me kokë përfundoi pak mbi portën kundërshtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat