Stefano Sensi iu bashkua Sampdorias nga Interi në formë huazimi të thatë në janar. Sot, në “Gazzetta dello Sport” ai foli për atë që pret nga qershori i ardhshëm, apo kur të përfundojë marrëveshja aktuale: “Ky huazim është një stimul. Nuk dua të vendos kufij personalë apo ekipor”.
Dëmtimet ndikuan në eksperiencën e tij tek Interi: “Nuk mendoj se ishte fat i keq. Çdo lojtar do të donte gjithmonë të luante dhe të ndihej gjithmonë mirë, por kjo është pjesë e punës sonë. Ishin dy vite shumë të vështira, por edhe më shërbyen.
E kuptova çfarë duhet të bëj për të qenë në formë të dielën. Sampdoria do të më kthejë në kombëtare. Po largohem nga një Inter që është më i mirë se Juve. Unë kam folur tashmë me Giampaolo, mendoj se kam aftësitë e duhura për idenë e tij të futbollit.
Doja t’i bashkohesha Sampdorias për të rifilluar veten dhe për prestigjin e klubit. Le të themi se Mancini më dha atë shtysën shtesë. Ai bëri histori këtu dhe më dha stimulin e duhur”.