Gareth Bale ka reaguar ndaj tifozëve të cilët sugjeruan në Instagram se uellsiani ka humbur masë muskulore.
Sulmuesi 32-vjeçar është duke u përballur me një lëndim serioz edhe këtë sezon dhe nuk ka luajtur për Real Madridin që prej muajit gusht.
Uellsiani u fotografua duke stërvitur javën e kaluar, ku u duk se ka humbur masë muskulore dhe u shfaqë më i hollë.
Pamja e ndryshuar e tij i la shumë tifozë pa fjalë, disa prej të cilëve e kanë krahasuar gjendjen e tij para një viti me atë të tanishme.