Juventusi me Nikolo Zaniolon është një “fiksim” që nuk shuhet lehtë.
Së fundmi sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, klubi bardhezi ka nisur kontaktet me agjentin e fantazistit të Romës.
I gjithë ky takim ka qenë për të parë vullnetin e vetë Zaniolos që Juventusi ka një plan për ta sjellë në Torino.
Sa i përket skuadrës kryeqytetase ata kanë një plan rinovimi me yllin italian ku duan që të përfshijnë një klauzolë relativisht të lartë, ku çdo ekip që dëshiron shërbimet e 22-vjeçarit duhet të paguajë klauzolën në kontratën e tij.
Gjatë këtij sezoni në Serinë A me fanellën e Romës, Nikolo Zaniolo është aktivizuar gjithsej në 19 ndeshje nga ku ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar 1 asist.