Ceferin në Tiranë

Futboll

Ceferin në Tiranë

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 12:48
Ceferin në Tiranë

Presidenti i UEFA-s, Alexandër Ceferin do jetë sot në Tiranë për një vizitë disa orësh pune.

E programuar për të hënën, vizita e Ceferin vjen me tre ditë vonesë për shkak të agjendës së ngjeshur të kreut të UEFA.

Slloveni do ketë një takim personal me kryeministrin Edi Rama dhe një drekë pune me kreun e FSHF-së, Armand Duka. Gjithashtu vizita në shtëpinë e futbollit është një nga pikat e agjendës së kreut të UEFA.

Zhvillimet e fundit në futbollin shqiptar, tensionimi i situatës para Asamblesë Zgjedhore për presidentin e FSHF-së dhe finalja e Conference League, pritet të jenë disa nga temat e diskutimit mes palëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat