Vedat Muriqi ka bindur në debutimin e tij në Spanjë.
Lojtari shqiptar luajti nga minuta e parë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Rajo Vajekanos në Kupën e Mbretit, ku ishte një nga më të mirët për skuadrën e tij. “Kulla“ e quajtur Muriqi ka vendosur rekord që në takimin e tij të parë në Spanjë.
Sipas faqes së dedikuar statistikave, “OptaJose“, sulmuesi i Kosovës ka kryer plot 22 duele ajrore në përballjen e mbrëmshme, ndër të cilat 15 i ka fituar.
Kjo shifër është edhe më e larta e vendosur nga një lojtar i La Ligas në këtë sezon duke përfshirë të gjitha kompeticionet.