Hyn në histori, bëhet lojtari i parë jo-europian që arrin 100 fitore në kombëtare.
Fitorja minimale 1-0 ndaj Panamasë i lejon Meksikës të afrohet edhe më shumë me Botërorin dhe kapitenit Andres Guardado të arrijë një moment historik në karrierë.
Mesfushori i Betisit në La Liga, i cili është një legjendë e futbollit meksikan ka festuar mbrëmjen e djeshme fitoren e 100-të me fanellën e kombëtares së tij.
Një arritje që deri tani ka qenë e suksesshme vetëm për futbollistët europianë.
Në krye të kësaj renditje speciale është Serxho Ramos me 131 fitore, i ndjekur nga Iker Kasijas me 121 të tilla, Kristiano Ronaldo me 108 dhe Ksavi Hernandez me 100 fitore.