KF Vëllaznimi po i zhvillon përgatitjet për stinorin pranveror në Durrës.
Gjakovarët sot kanë zhvilluar ndeshje kontrolluese ndaj Botev Vratsa, skuadër kjo që garon në elitën e futbollit bullgar, shkruan Gazeta Olle. Kuqezinjtë kanë shënuar fitore minimale me rezultat 1-0.
Golin e realizoi Gardison Tunaj, pas asistimit të Eris Gojanit.
Ishte kjo miqësorja e parë e Vëllaznimit gjatë qëndrimit në Shqipëri.