Memet Idrizi, sulmuesi nga fshati Nigishtan i Shkupit është shumë afër nënshkrimit me skuadrën e Bratstvos nga Zhitosha e Prilepit.
Edhe pse ditëve të kaluara u përfol se ai do të kalojë në ndonjë kluh tjetër, megjithate informacionet tona flasin ndryshe.
Idrizi do të vazhdoj karrierën në Bratstvo nga Zhitosha e Prilepit, anëtar i Ligës së dytë-Lindje.
Mësojmë se, ai sot ka nisur stërvitjet me klubin, ndërsa promovimi i tij nga klubi do të ndodh në fillim të javës së ardhshme.
Për skuadrën e Bratstvos, Idrizi do të jetë përforcimi më i madh në afatin kalimtar të janarit, në luftën për mbijetesë në kategorinë e dytë-grupi i Lindjes, raporton "Open-TV",
20-vjecari në sezonin vjeshtor, nga Besa e Dobërdollit, ishte huazuar te Bratstvo. Ai ka qenë ndër lojtarët më të dalluar, duke shënuar gola dhe treguar ndeshje fantastike. Janë të paharrueshme paraqitjet e tij ndaj Osogovës, Bellasicës, Pehcevos dhe Llokomotivës.
Sezoni pranveror në ligën e dytë-Lindje do të nis me 19 shkurt, ku Bratstvon e pret derbi i madh me Pobedën në stadiumin e qytetit në Prilep.