Diego Costa është në kërkim të klubit të ri.
Sulmuesi brazilian ishte në negociata me disa klube evropiane gjatë janarit, por ende nuk është sistemuar diku.
33 vjeçari është lojtar i lirë pasi së fundmi u nda me ekipin brazilian, Atletico Mineoro.
Ai iu ofruar klubit të Bundesligës, Mainz.
Ish-përfaqësuesi spanjoll i kërkoi klubit gjerman kontratë prej 18 majsh me rrogë prej 50 mijë eurosh në javë.
Megjithatë, klubi gjerman nuk ishte i gatshëm t’ia përmbushte atij kërkesat.
Gjithashtu, edhe Saint-Etienne në Francë e konsideroi transferimin e ish-futbollistit të Chelseat e të Atletico Madridit.
Por, drejtuesit e klubit thonë se lojtari i kërkonte 100 mijë euro në muaj dhe se francezët s’kishin para për ta paguar lojtarin.
Ndër të tjera, u fol që Costa mund të përfundonte edhe në Serie A, por gjithçka dështoi në fund.
E tash, ai është në kërkim të klubit të ri.
Pasi është lojtar i lirë, ai mund t’i bashkohet ndonjë klubi evropian.