Ivan Gazidis, CEO i Milanit, nga një aktivitet në Dubai ka folur për kuqezinjtë, duke cekur dy tema të rëndësishme si ndërtimi i stadiumit të ri dhe kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm.
“Duhet të ndërtojmë një stadium të ri. Stadiumet e reja janë të aksesueshme për të gjithë. Transformimi i tyre në Premier League ka ndryshuar rrënjësisht futbollin anglez, duke bërë një lloj Superlige.
Futbolli italian ka rënë sepse nuk ka investuar në infrastrukturë. Ndërtimi i një stadiumi të ri, të gjelbër dhe të qëndrueshëm në Milano, është i jashtëzakonshëm dhe thelbësore që të kthehemi në majë brenda dhe jashtë fushe”.
“Kualifikimi në Champions?
Të jesh në Champions League ose të mos hysh është diçka e rëndësishme për klubet. Për ne është aq e rëndësishme aq sa është ngjitja apo rënia nga kategoria për të tjerët”, është shprehur Gazidis.