Klubi italian Napoli kishte hedhur poshtë ofertën e Newcastle për dyshen Victor Osimhen dhe Fabian Ruiz në tregun e janarit, raportojnë mediat italiane.
Sipas gazetarit italian Paolo Bargiggia, skuadra e Serisë A kishte refuzuar ofertën në vlerë prej 140 milionë eurosh për dyshen Osimhen-Ruiz.
“Napoli kishte marr ofertën rreth 140 milionë euro për dyshen Osimhen-Ruiz. Napoli e refuzoi ofertën e skuadrës angleze”, tha gazetari Bargiggia.
Ai mendon se napolitanët duhet të rinovojnë kontratën e re me Ruiz, sepse sipas tij, një ofertë e mundshme nga Real Madridi do të ishte parezistueshme për lojtarin.
“Klubi duhet të rinovojë kontratën me Fabian Ruiz, i cili për momentin është një nga më të mirët në skuadër dhe fiton 1.5 milionë”.
“Ndjenja ime është se nëse shfaqen klube të rëndësishme si Real Madridi, do të jetë e vështirë të mbash lojtarin dhe të përballosh ofertë e majme”, theksoi gazetari Bargiggi.