Mesfushori Paul Pogba do rikthehet te Manchester United këtë të premte, pasi është shëruar nga lëndimi i fundit.
Pogba u lëndua derisa përfaqësonte Kombëtaren e Francës, derisa nuk ka luajtur për “Djajtë e Kuq” që nga 2 nëntori, ndaj Atalantas.
Rangnick ka konfirmuar se Pogba është rikthyer, derisa Edinson Cavani, Alex Telles, Victor Lindelof dhe Jesse Lingard mungojnë.
“Po, Paul Pogba është pjesë e grupit që ndoshta do jenë titullar”.
“Cavani do rikthehet në vikend, më kontaktoi dhe më pyeti të kisha edhe dy ditë, e dija që nuk mund të jetë nga minuta e parë”.
“Victor Lindelof ka qenë i sëmurë tërë javën dhe nuk është stërvitur dhe do t’i japim Jesse disa ditë që të qartësojë mendjen”, deklaroi ai.
Skuadra e Man Unitedit do përballet në FA Cup me nesër kundër Middlesbrough.