Turku Yanal mund të ulet në stolin e Kosovës?!
Mediumet turke “Eve” dhe “Aksam”, raportojnë se Federata e Futbollit të Kosovës do takohet sërish me teknikun turk Ersun Yanal, për të arritur një marrëveshje.
Raportohet se takimi i parë mes FFK-së dhe Yanal ka qenë pozitiv, ndërkohë detajet kryesore do diskutohen në takimin e dytë. Mediumi turk shton se marrëveshja e dy palëve mund të arrihet dhe Yanal brenda këtij muaji të bëhet pasuesi i Bernard Shalland te Kosova.
Kujtojmë, se Yanal në të kaluarën ka drejtuar klubet të mëdha si Fenerbahçe dhe Trabzonspor.