Ceferin zbarkon në FSHF për takimin me Dukën

Futboll

Ceferin zbarkon në FSHF për takimin me Dukën

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 17:58
Ceferin zbarkon në FSHF për takimin me Dukën

Ceferin zbarkon në FSHF për takimin me Dukën!

Etapa e fundit e vizitës së presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin, ka qenë takimi me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, në zyrat e institucionit të futbollit në vendin tonë.

Çeferin u takua me kryeministrin Edi Rama sot, si pjesë e parë e kësaj vizitë zyrtare në vendin tonë, ndërsa doli jashtë axhendës duke bërë një vizitë rrufe në stadiumin “Air Albania” për të inspektuar impiantin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Konferencës.

Ndërkohë, etapat e fundit ka qenë ajo e vizitës në “Shtëpinë e Futbollit”, zyrat e FSHF-së, ku do të kryente një takim zyrtar me Dukën, me të cilin ishte takuar në mënyrë informale pas mbërritjes në vendin tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat