Futbollisti Milot Rashica, sot luan për Norwich-in, anëtar i Premier League dhe është pjesë e Kombëtares së Kosovës.
Kush e zbuloi Milot Rashicën si talent i madh?
Para 17-18 viteve, Rashica ka qenë pionier i shkollës së futbollit “Forca”, e cila drejtohej nga Isa Sadriu, ish futbollist i mirënjohur, që dikur luante për Trepçën nga Mitrovica, Partizanin e Beogradit dhe Prishtinën!

Isa Sadriu
Legjenda e futbollit e ka pasur në shkollën e tij Rashicën, që sot vlen me dhjetëra miliona euro.

Lista e lojtarëve e publikuar me 26 qershor të vitit 2005, në gazetën kombëtare “Bota sot
Faktet që e dëshmojnë është edhe shkrimi i botuar me 26 qershor të vitit 2005, në gazetën kombëtare “Bota sot”, ku u publikua lista e lojtarëve të shkollës së futbollit “Forca” nga Vushtrria.
Në listën e pionierëve, Rashica është i pari. Rashica kaloi nëpër duart e legjendës së futbollit të Kosovës.

Shkrimi me 26 qershor të vitit 2005, në gazetën kombëtare “Bota sot
“Nga viti 2004 e deri 2009 ka qenë me mua”, thotë Sadriu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Milot Rashica, i parë ulur në të majtë dhe Isa Sadriu, i pari në këmbë në të djathtë
Rashica sot është yll i futbollit dhe kërkohet nga klubet e mëdha botërore.