Braziliani do huazohet për gjashtë muaj dhe pastaj do nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin e LA Galaxy.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano raporton se Douglas do arrijë në Los Angeles të dielën për të mbyllur marrëveshjen.
Ai zbulon se përpos Galaxy, Costa u kërkua edhe nga skuadra braziliane, Flamengo, mirëpo e refuzoi këtë të fundit.
Ndërkohë, marrëveshja pritet të bëhet zyrtare në vikend.