Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka përmbyllur vizitën e tij në Tiranë, teksa ka qenë i prerë në mesazhet e përçuara.
Politika nuk duhet të ndërhyjë në zgjedhjet për procesin zgjedhor në FSHF, ndërsa nga ana tjetër, theksoi se nëse nuk ka reflektim në këtë pikë, atëherë pasojat për Shqipërinë do të ishin katastrofale dhe kjo jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë politik.
Sakaq, Ceferin ka lënë edhe porositë e tij, ndërsa dy zyrtarë të UEFA-s do të qëndrojnë në Tiranë për të ndjekur procesin zgjedhor.
Në këtë formë, tashmë duhet një reflektim nga ana e politikës që tashmë i ka marrë pastër dhe qartë mesazhet.