Me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Kamerunit dhe asaj të Egjiptit, e vlefshme kjo për gjysmëfinalen e fundit të Kupës së Afrikës.
Sot do të vendoset se cila nga këto dy kombëtare do t’i bashkohet në finale Senegalit, ku ky i fundit dje e mposhti me rezultat 3:1 Burkina Fason.
Drejt rrugës për në gjysmëfinale, në eliminatore Egjipti e eliminoi me ndihmën e penalltive Bregun e Fildishtë, kurse në çerekfinale shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Marokut.
Në anën tjetër, Kameruni në fazën e eliminatoreve e mposhti me rezultat të ngushtë 2:1 Comoros, kurse në çerekfinale siguruan fitore solide 2:0 kundër Gambisë.
Ndërkaq sot do të vendoset edhe finalisti i fundit i Kupës së Afrikë, ku tanimë të dy trajnerët, respektivisht ai i Egjiptit dhe ai i Kamerunit, kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
Kameruni (3-5-2): Onana; Castelletto, Ngadeu, Tolo; Moumi Ngamaleu, Oum Gouet, Anguissa, Hongla, Fai; Aboubakar, Toko Ekambi
Egjipti (4-3-3): Gabaski; El Fotouh, Hamdi, Abdelmonem, Kamal; Elneny, Fathi, El Solia; Salah, Mostafa Mohamed, Marmoush
20:00 Kameruni – Egjipti (Stadiumi d’Olembé)