Renova nga Xhepçishti i Tetovës u rikthye nga përgatitjet në Ohër, ndërsa tani pjesën tjetër do ta bëjë në Tetovë deri në fillim të pjesës së dytë të kampionatit.
Kryetrajneri i Renovës, Qatip Osmani, thotë se kushtet atmosferike nuk kanë lejuar realizimin 100% të planit, por është i bindur se Renova do të jetë gati për fillimin e pjesës pranverore.
“Kushtet atmosferike nuk na lejuan ta realizonim plotësisht planin dhe na shqetësoi pak. Megjithatë, jam i kënaqur me mënyrën se si kemi punuar atje.
Kemi luajtur dy ndeshje miqësore dhe tani duhet të përfundojmë disa gjëra. Mendoj se pavarësisht se moti nuk ishte në favorin tonë, do të jemi gati për kampionat”, tha Osmani, transmeton media maqedone “Ekipa.mk”.