Mbrëmje e keqe për Sociedadin e Adnan Januzajt.
Sociedadi ka pësuar humbje si vendas me rezultat 4:0 nga Betisi i Sevillës, duke u eliminuar nga Kupa e Mbretit në Spanjë.
Januzaj u paraqit 73 minuta, ndërsa në fund të pjesë së parë përkatësisht në minutën e 39-të iu anulua goli me sistem të VAR-it, për shkak se ishte në pozitë jashtë loje.
Golat u shënuan nga Juanmi (12', 57'), Willian Jose (83'-nga penalltia) e Ruibal (87’).
Betisi kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.