Befasi e madhe në Kupën e Mbretit, Bilbao rrëzon Realin

Futboll

Befasi e madhe në Kupën e Mbretit, Bilbao rrëzon Realin

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 23:29
Pamje nga ndeshja, foto Reuters

Befasi e madhe në Kupën e Mbretit, Real Madridi eliminohet. Athletic Bilbao ka shënuat fitore në frymën e fundit me rezultat 1:0 ndaj Real Madridit, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. 

Në minutën e 89-të, futbollisti Alex Berenguer ka shënuar pas asistimit të Mikel Vesga.  

Dhimbje koke për trajnerin e Realit, Carlo Ancelotti, mbetet jashtë garës së Kupës, ndërsa Bilbao në festë të madhe. 

Skuadra baske tani ka rast shumë të mirë që të arrijë edhe në finalen e madhe. 

Rayo Vallecano, Valencia, Betis dhe Bilbao, janë kualifikuar në gjysmëfinale.

Pas Atletico Madridit dhe Barcelonës, edhe Reali i thotë lamtumirë Kupës së Mbretit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat