Bajerni i Mynihut do të rikthehet nesër sërish në fushë ku do të presë Lajpcigun për javën e 21-të në Bundesligë.
Një ndeshje që gjithmonë ka prodhuar një futboll të bukur dhe të luftuar. Julian Nagelsman do të ndeshet ndaj ish-skuadrës së tij duke shpresuar te tri pikët e radhës.
“Pres një ndeshje të mirë, jemi në formë dhe të çlodhur.
Mendoj se ky pushim ka ardhur në kohën e duhur për të gjitha skuadrat. Lajpcigu është një skuadër me ambicie, kështu ishte edhe në kohën time e është edhe tani.
Zotërimi i topit nga ana e tyre është për t’u admiruar, duhet të bëjmë durim dhe të godasim në kohën e duhur. Mendoj se 10 mijë tifozët e pranishëm do të kenë mundësi të shohin në ndeshje spektakolare. Jemi gati!”, tha Nagelsman.