Lionel Messi mbetet një figurë e rëndësishme për klubin e Barcelonës edhe pse tashmë argjentinasi nuk është më pjesë e katalanasve.
Para disa ditëve, “pleshti” u rikthye në Spanjë për të takuar miqtë e tij te Barcelona dhe mes tyre sigurisht nuk mungonte edhe prezenca e trajnerit Xavi Hernandez, me të cilën ka pasur një raport të bukur brenda dhe jashtë fushe.
Në darkën e organizuar nga Messi, sigurisht përveç temave të tjera të diskutimit, nuk kanë munguar edhe bisedat për futbollin.
Në këtë pikë, Messi e ka këshilluar trajnerin Xavi të mos e rikthejë në Camp Nou talentin Xavi Simons.
Ky i fundit, tashmë është pjesë e PSG megjithatë, katalanasit ruajnë të drejtën për ta riblerë 18-vjeçarin. Por, Messi duke e ndjekur nga afër zhvillimin e tij, garanton se mesfushori nuk është ende gati për Barcelonën dhe se duhet më shumë kohë para se ai të jetë gati për fanellën blaugrana.