Në këtë vikend do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Kosovës.
Pa dyshim që si çdoherë gara për Kupë është e jashtëzakonshme, pasi pritet luftë e madhe për këtë trofe.
Për këto ndeshje tashmë janë deleguar edhe gjyqtarët, ku takimin mes Gjilanit dhe Dukagjinit do ta drejtojë Dardan Çaka.
Genc Nuza do të jetë te takimi Ballkan – Malishevë, ndërsa në përballjen Prishtinë – Drenicë i është besuar Mervan Bejtullahut.