Trajneri i Milanit, Pioli, ka konfirmuar se sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq dhe mesfushori Ante Rebiq do të mundojnë për ndeshjen ndaj Interit.
Ndeshja do të zhvillohet nesër (e shtunë), me fillim në orrën 18:00, në stadiumin “Guiseppe Meazza”.
Para ndeshjes, trajnerit i “Kuqezinjëve”, Pioli ka konfirmuar mungesat për derbin e nesërm.
“As Zlatan Ibrahimoviq, as Ante Rebic nuk do të jenë në dispozicion”, ka thënë trajneri italian.
“Tomori punoi mirë dhe mendoj se mund të jetë i gatshëm, edhe pse ndoshta nuk starton”, shtoi trajneri i Milan.
Ndërkohë, Interi është lider në tabelën e Seria A me 53 pikë, kurse Milani ndodhet në vendin e tretë me 49 pikë.