Derbi me Interin në fundjavë është padyshim një nga më të rëndësishmit e Milanit në këto vitet e fundit.
Në prag të sfidës me zikaltrit, tekniku Pioli ka folur për gjendjen e ekipt të tij dhe jo vetëm.
Gjendja e ekipit?
"Vijmë nga një ndeshje shumë e mirë me Juventusin.
Po luftojmë si për kreun e tabelës, ashtu edhe për të kapur një vend në Ligën e Kampionëve. Ekipi është i vëmëndshem dhe i vendosur. Ata janë gati për një përballje që peshon shumë", tha Pioli.
Si janë të dëmtuarit?
"Nuk ka javë të mira ose të këqija, ka vetëm javë pune. Ne e kishim kohën e nevojshme për t’u përgatitur për ndeshjen.
As Ibrahimoviç e as Rebiç nuk do të jenë të pranishëm, ndërsa Tomori ka bërë një punë të madhe dhe do të mendoj nëse do të starojë si titullarë ose jo", tha Pioli.