David De Gea është një nga lojtarët më në formë të Manchester United.
Portieri spanjoll është rikthyer në formën e ditëve më të mira, dhe statistikat e tij në muajin janar janë të shkëlqyera.
Sipas analizës së kryer nga OptaJoe, De Gea ka kryer më shumë pritje se çdo portier tjetër në pesë ligat e mëdha evropiane, teksa ka pësuar vetëm tre gola në katër ndeshjet e kampionatit gjatë muajit të parë të vitit.
31-vjeçari nga Madridi ka parandaluar më shumë gola se çdo portier tjetër në Premier League gjatë muajit janar (2.6 gola për ndeshje), duke u konfirmuar si një nga pikat më të forta të skuadrës së Rangnick.