Futbollisti Ilir Camaj vazhdon karrierën në Oman përkatësisht në FC Dhofar.
Ai largohet nga nënkampioni vjeshtor i Malit të Zi, skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi.
Camaj është prej lojtarëve më të mirë në Mal të Zi.
“Shumë i lumtur të nënshkruaj për FC Dhofar në Oman, mezi pres të filloj dhe të arrij objektivat e klubit dhe objektivat e mia personale.
Faleminderit të gjithëve që e realizuan këtë veçanërisht agjentët e mi”, ka bërë të ditur Camaj.