Egjipti kërkon shtyrjen e finales së Kupës së Afrikës

Futboll

Egjipti kërkon shtyrjen e finales së Kupës së Afrikës

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 17:59
Egjipti kërkon shtyrjen e finales së Kupës së Afrikës

Egjipti është kualifikuar në finalen e Kupës së Afrikës pasi ka eliminuar mbrëmjen e djeshme me penallti vendasit e Kamerunit.

Faraonët do të përballen të dielën kundër Senegalit, edhe pse nga ana e afrikanoveriorëve ka ardhur kërkesa e veçantë për të shtyrë ndeshjen për të hënën.

Ka qenë ndihmësi i trajnerit Carlos Queiroz, Diaa al-Sayed, që e ka deklaruar: “I kërkoj KAF-it (Konfederata Afrikane e Futbollit) që finalja të luhet të hënën.

Senegal ka një ditë më shumë pushim për të rikuperuar dhe shpresoj që, siç është afruar finalja për vendin e tretë dhe të katërt (nga e diela në të shtunë), të shtyhet edhe finalja të hënën”.

Kujtojmë se edicioni i fundit i Kupës së Afrikës, në 2019-ën, dy gjysmëfinalet janë zhvilluar në të njëjtën ditë, ndërsa në 2017-ën, Egjipti finalist ka patur një ditë më shumë pushim se Kameruni. Megjithatë, në fund kanë qenë kamerunasit që kanë ngritur kupën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat