Skuadrat e Kosovës po përgatiten maksimalisht para fillimit të stinorit pranveror.
Sot është zhvilluar një ndeshje kontrolluese ndërmjet Rahovecit të Ligës së Parë dhe Prizrenit, që garon në Ligën e Dytë, shkruan Gazeta Olle.
Rahoveci ka triumfuar në këtë miqësore me rezultat të thellë 4-1.
Golat për vreshtarët i realizuan Dren Morina (40′), Edon Zeqiri (59′), Abedin Merlaku (78’) dhe Liman Morina (83′).