Serie A raportohet se po planifikon të zhvillojë një turne me 20 ekipe në Amerikën e Veriut në të njëjtën periudhë kohore me Kupën e Botës.
TuttoMercatoWeb zbulon se plani është që të organizohet një turne diku në Amerikë për të mbajtur aktiv lojtarët e Serie A që nuk marrin pjesë në Kupën e Botës gjatë periudhës së dimrit. Ideja është që të 20 skuadrat e elitës së futbollit italian do të marrin pjesë.
Mbrëmë, shefi i Serie A, Luigi De Siervo dhe drejtori i marketingut, Michele Ciccarese mbërritën në Itali pas një udhëtimi në Nju Jorg, ku hapën një zyrë të re muajin e kaluar.
Të dy drejtuesit ia shpërndanë idenë e këtij projekti madhështor transmetuesve dhe sponzorëve.
“Jemi në një fazë fillestare, po e studiojmë projektin që kemi në tavolinë për dy muaj. Ne e nisëm nga baza sportive, në një Botëror marrin pjesë 736 lojtarë nga të gjitha kombëtaret e kualifikuara. Duke bërë një ndarje mes atyre që luajnë në liga të ndryshme, duke nisur nga ajo që ndodhi në 2018 në Rusi, Seria A dërgoi 58 futbollistë të regjistruar në Kupën e Botës. Përllogaritja është 80-85 lojtarë gjithsej për vitin 2022.
Në Rusi, ata që kanë dërguar më së shumti ishte Premierliga me 109. Na duhet ky numër si pikënisje, në Serie A janë rreth 650 lojtarë të regjistruar.
Dërgimi i 80, 85 lojtarëve lë një numër të konsiderueshëm të lirë nga angazhimet sportive për një muaj e gjysmë, pasi liga do të pezullohet nga 13 nëntori deri në fillim të janarit”, tha Butti.