Sot është zhvilluar një ndeshje kontrolluese ndërmjet Vjosës nga Liga e Dytë dhe Vitisë nga Liga e Parë.
Kjo miqësore ka prodhuar plot katër gola, ku në fund ndeshja përfundoi me barazim 2-2.
Golat për skuadrën nga Shtimja i realizuan Albijon Shurdhiqi dhe Qerim Tershana.
Kujtojmë se të dy skuadrat kanë synime të ndryshme, me Vjosën që po kërkon promovimin në Ligën e Parë dhe me Vitinë që synim ka qëndrimin në këtë nivel garash.