Zymer Bytyqi ka shënuar gol të bukur në fitoren e Konyasporit.
Konyaspori të premten në mbrëmje fitoi kundër Giresunsporit me rezultatin 1:0, falë golit të realizuar nga reprezentuesi i Kosovës.
Ishte ndeshje e xhiros së 24-rt në elitën e futbollit të Turqisë.
Futbollisti i krahut, Bytyqi 25-vjeçar, realizoi me gjuajte brenda zonës në minutën e 65-të, vetëm tre minuta pasi u inkuadrua në lojë si zëvendësues.
Në minutën e fundit të ndeshjes në lojë u inkuadrua edhe Endri Çekiçi.
Konyaspori është në vendin e dytë me 48 pikë.