Shqiptarët Ernest Muçi dhe Jurgen Celhaka, u paraqitën për fitoren e Legia nga Varshava.
Legia ka shënuar fitore në udhëtim me rezultat 3:1 ndaj Zaglebie-s, në takimin e javës së 20-të në kampionatin polak.
Muçi u paraqit nga minuta e 71-të e Celhaka nga ajo e 86-ta.
Për Legian shënuan Rosolek (40'), Kopacz (45+1'-autogol), Wszolek (88') dhe për Zaglebie-n Szysz (48').
Zaglebie është në vend të 14-të me 20 pikë e Legia në të 15-in me 18.