Futbollisti Enes Unal ka pasur mbrëmjen e tij, duke shënuar dy gola për fitoren e Getafe-s, me rezultat 3:0 ndaj Levantes.
Në një ndeshje mjaft të mirë nga të dy ekipet, vendasit arritën tre pikë të mëdha.
Enis Bardhi u paraqit standard për Levanten por nuk arritën të nxjerrin pikë.
Bardhi u zëvendësua në minutën e 67-të.
Unal ka shënuar në minutën e 1-të e 29-të e Alena (90+5').
Pas javës së 23-të në Spanjë, Getafe renditet në pozitën e 14-të me 25 pikë e Levante në fund me 11.