David Domgjoni ka debutuar me sukses me skuadrën e tij në “Ekstraklasan” e Polonisë.
Reprezentuesi i Kosovës me Termalican fitoi të premten në mbrëmje kundër Jagiellonias me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 20-të.
Mbrojtësi 24-vjeçar, Domgjoni, u inkuadrua në lojë në minutën e 73-të të ndeshjes.
Termalica është në luftë për mbetje në elitën e futbollit polak. Termalica aktualisht ka 15 pikë në vendin e fundit pas 19 ndeshjeve të luajtura.