Do të rikthehet Harvey Elliott për ndeshjen e Liverpoolit

Futboll

Do të rikthehet Harvey Elliott për ndeshjen e Liverpoolit

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 11:02
Do të rikthehet Harvey Elliott për ndeshjen e Liverpoolit

Harvey Elliott do të kthehet në ekipin e parë të Liverpoolit 147 ditë, pasi pësoi një frakturë në kyçin e këmbës së majtë.

Jurgen Klopp konfirmoi se 18-vjeçari do të luajë në ndeshjen e raundit të katërt të FA Cup kundër Cardiff të dielën. Ai kishte pësuar një dëmtim kundër Leeds në shtator dhe iu nënshtrua një operacioni dy ditë më vonë.

“Duhet të falënderojmë vërtet Andreas Schlumberger (drejtues i rikuperimit), por Harvey që ishte një klienti i përsosur,- tha Klopp, siç raportohet nga “Athletic”. 

Ne duhet të shohim se çfarë është e duhura për të. Ai do të jetë patjetër në skuadër për ndeshjen me Cardiff. Tani duhet të ecë hap pas hapi, për t’u rikthyer në maksimumin e tij.”

Elliott u kthye në stërvitje të plotë muajin e kaluar dhe u paraqit në një ndeshje të U-23 ​​kundër Wrexham fundjavën e kaluar. Në ndeshjen, e cila ishte organizuar posaçërisht për Elliott, ai shënoi dhe asistoi në një paraqitje prej 60 minutash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat