Trajneri gjerman Thomas Tuchel do të mungojë në ndeshjen e sotme të Chelseat kundër skuadrës së Plymouth Argyle, e vlefshme kjo për FA Cup angleze.
Siç është raportuar në faqen zyrtare të klubit, Tuchel do të mungojë sot për shkak se ka testuar pozitivë me Covid-19.
Trajneri i Chelseat tani do të vet-izolohet dhe shpreson që t’i bashkohet ekipit në Abu Dhabi javën e ardhshme.
Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni edhe formacionet zyrtare të dy skuadrave.
Chelsea (4-3-3): Arrizabalaga; Sarr, Rudiger, Christensen, Azpilicueta; Kovacic, Jorginho, Mount; Hudson-Odoi, Lukaku, Ziyech
Plymouth (5-3-2): Cooper; Edwards, Wilson, Scarr, Gillesphey, Grant; Camara, Houghton, Mayor; Jephcott, Garrick