Mejson Grinvud është në krye të mediave angleze. Jo për performancat e tij në fushë, por për skandalet në jetën private. Sulmuesi kishte dhunuar të dashurën e tij dhe pasojat pas këtij veprimi ishin të rënda.
Drejtuesit e pezulluan deri në një vendim të dytë, lojtarët e “fshinë” nga rrjetet sociale dhe jo vetëm kaq.
Nuk mund të mungonte dhe reagimi i tifozëve ndaj gjestit të shëmtuar të anglezit. Ata kanë postuar një video duke djegur fanellën e lojtarit, si një shenjë që ai nuk i përket më këtij klubi.
Ngjarja e dhunës tronditi mediat dhe reagimi i tifozëve, i vuri kapakun.