Bayern Munich dhe Serge Gnabry nuk po kuptohen jashtë fushës së blertë teksa drejtuesit bavarezë nuk ia kanë dalë deri në këtë moment të kënaqin interesat ekonimikë të futbollistit për të rinovuar kontratën.
26-vjeçari është futur në 18-muajt e fundit të kontratës me rekordmenët gjermanë dhe në këtë kontekst klubet më të mëdha europiane po monitorojnë me shumë vëmendje situatën e sulmuesit anësor.
Kështu, në Angli, Liverpool dhe Manchester United po duelojnë për ta rikthyer në Premier League futbollistin e kombëtares gjermane, ndërsa më parë Gnabry ka veshur fanellën e Arsenal.
Por, “lufta” nuk bëhet vetëm në ishull, pasi listës së klubeve të interesuara për Gnabry i është shtuar edhe Real Madrid me Barcelonën.
Ndërkaq, performancat e sulmuesit në këtë sezon kanë qenë tejet pozitive teksa me 12 gola, është golashënuesi më i mirë i skuadrës pas Robert Lewandowskit. Kujtojmë se Gnabry është pjesë e Bayern prej vitit 2017 teksa u transferua nga ekipi i Werder Bremen.