Pas rreth dy muajve pushim, futbolli u rikthye sot në aksion, ku u zhvilluan katër ndeshje në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, shkruan Insporti.
Gjilani ka shënuar fitore 2-1 ndaj Dukagjinit, me një gol të shënuar në fund të ndeshjes.
Ramiz Sadiku ka eleminuar 2 Korrikun me rezultat të thellë 1-6.
Ulpiana me mjaft mund ka triumfuar ndaj Arbërisë 2-1, me golin e e minutës së 102 në vazhdime, pasi koha e rregullt përfundoi me barazim 1-1.
Skuadra e fundit për sot që siguroi biletën drejt çerekfinales, ishte Onix pasi në penallti fitoi ndaj KEK-ut 5-4. Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën me rezultat 3-3.