Roma zhgënjen në një ndeshje me dy të skuqur

Futboll

Roma zhgënjen në një ndeshje me dy të skuqur

Nga: K.G. Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 17:01
Roma zhgënjen në një ndeshje me dy të skuqur

Roma ka zhgënjyer para shikuesve të vet, duke mos arritur më shumë se një pikë (0:0) kundër Genoa-s.  

Romakët edhe pse 23 minuta me një futbollist më shumë, nuk arritën të shënojnë në portën e rivalit.

Në minutën e 68-të, Ostigard i Genoa-s, u ndëshkua me karton të kuq por as kjo nuk i ndihmoi vendasve.

Nicolo Zaniolo i Romës shënon në minutën e 90+1 por anulohet goli i tij pas shikimit të VAR-it, për shkak se ka shkaktuar faull.

I njëjti futbollist, pas pak minutave ndëshkohet me karton të kuq pas një faullit.

Pas javës së 24-të në Serie A, Roma zë vendin e gjashtë me 41 pikë e Genoa është e 19-ta me 13 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat