Bedri Greca ishte heroi i Kastriotit në fitoren 2-0 ndaj Dinamos. 31-vjeçari, i cili realizoi golat e fitores për ekipin krutan, u shfaq i entuziazmuar në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Gol pas Goli” në Supersport.
“Sot ishte ‘jetë a vdekje’ me ne. U përgatitëm shumë mirë taktikisht gjatë gjithë javës. Dinamo ka ekip të mirë, por bëmë presing lart dhe bëmë atë që duhet të bënim. Ardhja e trajnerit Çela? Sinqerisht ka ndryshuar shumë, që nga taktika, harmonia në ekip, gjithçka është ndryshe.
Ardhja e trajnerit të ri ka sjellë atmosferë dhe harmoni në ekip. Emrat janë: Hasani, Greca, Basha, Karakaçi, portieri Sali: të gjithë janë aty. Do bëjmë të pamundurën të shpëtojmë. Më thuaj një ekip tjetër që ka këto emra, hiq katër ekipet e para.
Gjithmonë kam pasur dëshirë të mbaj topin. Trajneri më ka kapur veç, kemi biseduar dhe po bëj atë që kërkon ai. Eksperienca bën të veten. Na ka penalizuar faza e parë, por do të qëndrojmë në Superiore”, deklaroi Greca.