Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, u paraqit 82 minuta për Norwich-in, duke arritur fitore në udhëtim me rezultat 1:0 ndaj ekipit Wolves.
Norwich kualifikohet në të tetën e finales së Kupës së Anglisë në futboll.
Është një sukses i madh për ekipin e Rashicës.
Futbollisti McLean realizoi në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 45+1, që mjaftoi për kualifikim.
Rashica bëri lojë të mirë.