Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, shënoi golin e parë në ndeshjen e parë të tij në kampionatin spanjoll.
Ndryshe është ndeshja e dytë e tij pas Kupës së Mbretit.
Muriqi në minutën 66-të u tregua i saktë nga penalltia, për fitoren me rezultat 2:1 të Mallorca-s ndaj Cadiz-it, në ndeshjen e javës së 23-të.
Muriqi u paraqit 89 minuta dhe u vlerësua me notën 7.7 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

Notat
Alcaraz i Cadiz-it është lojtar i ndeshjes me notën 7.9, ndërsa Kuba i Mallorca-s vlerësohet me 7.8. Mallorca renditet në vend të 16-të me 24 pikë e Cadiz i 18-ti me 18 sosh.