West Ham ishte shumë pranë turpërimit në FA CUP. Ekipi që ndodhet në vendin e pestë në Premier League po përballej ndaj Kidermanster, skuadrës që ndodhet në Kategorinë e 6 të Futbollit në Angli. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0 në favor të Kidermanster.
Kur të gjithë po prisnin mbylljen e takimit dhe eliminimin e Ëest Ham, Declan Rise arriti të shpëtonte ekipin në minutën e 92 të takimit.
Kështu ndeshja shkoi në 30 minutat e tjera të shtesës.
E njëjta situatë teksa në momentin kur skuadrat ishin duke u përgatitur për penalltitë, Boëen gjeti avantazhin për West Ham në të 121 minutë.
Geraldo Bajrami luajti për 112 minuta, ndërsa përralla e Kidermanster pas eliminimit që i bëri Reading duke të ndalet këtu.