Përmbysje në “San Siro”! Interi udhëhoqi me rezultat 1:0 deri në minutën e 75-të, por ndodhi përmbysja dhe Milani triumfon me rezultat 2:1 ndaj rivalit të përbetuar!
Një ndeshje për infarkt, e paqartë deri në sekondat e fundit, e vulosi futbollisti francez Olivier Giroud!
Në minutën e 28-të, kroati Ivan Perishiç, nga rreth 10-11 metra shënoi në këndin e poshtëm të majtë, 1:0.
Pamje nga ndeshja
Olivier Giroud shpërthen si vullkan në minutën e 75-të, i cili shënoi nga afërsia në këndin e djathtë për 1:1.
Në minutën e 78-të, Giroud dinak, nga rreth 10-11 metra godet me zgjuarsi e në këndin e poshtëm të djathtë, 1:2 për rossonerët.
Në minutën e 90+6, Hernandez i Milanit, ndëshkohet direkt me karton të kuq.
Pas javës së 24-të në Serie A, Interi kryeson me 53 pikë, ka një ndeshje me pak e një pikë më shumë se Milani në vend të dytë.