Shqiptarët e Zurich-ut fitojnë derbin e madh

Futboll

Shqiptarët e Zurich-ut fitojnë derbin e madh

Nga: K.G. Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 22:40
Shqiptarët e Zurich-ut fitojnë derbin e madh

Shqiptarët e Zurich-ut fitojnë derbin e madh, me rezultat 3:1 ndaj Grasshoppersit, në takimin e javës së 20-të të Superligës së Zvicrës.

Ky ishte derbi i 277-të mes këtyre skuadrave. 

Për Grasshoppersin shënoi Schmid (43') dhe për Zurich-un Ceesay (47'), Aiyegun (68'), Gnonto (83').

Bledian Krasniqi, Fidan Aliti e Mirlind Kryeziu, u paraqitën standardë për Zurich-un dhe Ermir Lenjani titullar e Shkëlqim Demhasaj nga minuta e 65-të për Grashoppersin.

Krasniqi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 33-të e u zëvendësua në atë të 46-tën.

 Zurich kryeson me 46 pikë e Grasshoppers është i shtati me 23.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat